(2LONLINE) – Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka kërkuar menaxherët e projekteve, drejtor të Drejtorive përkatëse dhe zyrtarë tjerë hartimin e projekteve në mënyrë që të aplikohet nëpër institucione që Investojnë si Ministri,zyrat e BE,Ambasada,Organizata të ndryshme etj.
Si prioritete më urgjente janë furnizimi me ujë të pijshëm në qytet dhe fshatra formimi i një komisioni për menaxhimin e thatësisë gjatë verës, rregullimi i kolektorëve të ujërave të zeza, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe largimi i deponive të egra, rregullimi i rrugëve lokale,etj.
Sinani kërkoi nga ta që të përgatisin listën e projekteve duke u bazuar në prioritet e Këshillave Lokale dhe të dërgohet në Kuvend për miratim dhe të fillojmë me aplikime për mundësinë e marrjes së Investimeve. /2lonline/