(2L ONLINE) – Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Ismajl Januzin, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, të dhëna zyrtare se çfarë hise posedon komuna, në objektin e Kadastrës dhe asaj përballë Urbanizmit, të ndërtuar me projektin e Partneritetit Private Publik (PPP).
Siç shprehet Sylejmani, me shumë pompozitet, kuptohet nga qeverisja e kaluar, ishin ndërtuar dy objekte në truallin e komunës, njëra të Kadastra e tjetra përballë Drejtorisë së Urbanizmit me projektin e Partneritetit Private Publik, ku është thënë se komunës do t’i takojnë rreth 30 për qind e këtyre hapësirave banesore, përkatësisht lokaleve afariste.
“Tashmë kanë kaluar disa vite, dhe që të dyja ndërtesat janë ndërtuar dhe janë të gatshme për banim, mirëpo komuna, në asnjërën siç po shihet nuk ka qasje- hise. Andaj kërkojmë nga Ju z. drejtor, që të na informoni saktësisht se çfarë hise vërtetë ka komuna në këto dy objekte të lartcekura”, thuhet në kërkesën që Fehmi Sylejmani i Vetëvendosjes i ka adresuar Ismajl januzit, drejtorit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik. /2L ONLINE/