/2L ONLINE/ – Në kuadër të zhvillimeve më të reja për, dhe rreth Kompanisë “Ecohigjiena”, Këshilli i punëtorëve i kësaj Kompanie ka marr shkak një komunikatë të PDK-së së Gjilanit, përkatësisht një thirrje publike Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, që ishte lëshuar në emër të Kryesisë së Degës së PDK-së, për të kërkuar nga partitë politike të mos tentojnë ta politizojnë situatën aktuale në këtë kompani, për interesa të ngushta.
Për më tepër, Këshilli i punëtorëve në EcoHigjiena, ka kërkuar publikisht nga Zenun Pajaziti, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, të distancohet nga deklarata e djeshme e PDK-së së Gjilanit, rreth institucioneve të drejtësisë në Gjilan, sepse punëtorët janë të bindur dhe besojnë se organet e drejtësisë do ta kryejnë punën e tyre ne mënyrë të pavarur dhe do ta zbardhin të vërtetën rreth kësaj të keqe që po i ndodh kompanisë.
“Dëshirojmë t’iu drejtohemi opinionit publik dhe partive politike rreth ngjarjeve të fundit që po ndodhin në kompaninë tonë. Tash e sa muaj në punëtorët e kompanisë EcoHigjiena kemi ngritur shqetësimet tona rreth gjendjes në kompani dhe keqmenaxhimit që po bëhet. Tani më, rasti i fundit i arrestimit te u.d kryeshefit ekzekutiv tregon edhe me qartë se ne çfarë gjendje është kompania dhe me çka po përballemi ne punëtorët. Shqetësim edhe me i madh për ne është tentimi i politizimit nga ana e partive politike të situatës në kompaninë tonë për interesa të ngushta”, thuhet në reagimin e Këshillit të punëtorëve të Kompanisë EcoHigjiena.
Më tutje i bëhet thirrje, kreut të PDK-së në Gjilan Zenun Pajazitit që të kursehen nga deklaratat si ajo e djeshme që nuk i kontribuojnë aspak qetësimit të situatës dhe zgjidhjes se shqetësimeve të punëtorëve.
“Marrim shkas reagimin e djeshëm të i PDK-së, ne punëtorët e Kompanisë EcoHigjiena, i bëjmë thirrje publike kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, z. Zenun Pajazitit, të distancohet nga deklarata e djeshme e kësaj partie rreth institucioneve të drejtësisë në Gjilan, sepse ne jemi të bindur dhe besojmë se organet e drejtësisë do ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe do ta zbardhin të vërtetën rreth kësaj të keqe që po i ndodh kompanisë. Deklarata të tilla nuk i kontribuojnë aspak qetësimit të situatës dhe zgjidhjes së shqetësimeve tona. Njoftojmë opinionin publik që nga kompania EcoHigjiena mbahen 160 familje dhe tendenca për politizim e dëmtojnë edhe me shume kompaninë dhe i kontribuojnë moszgjidhjes së kësaj situate tashmë të rënduar e që po rrezikohen edhe vendet e tona te punës”, përfundon reagimi i Këshillit të Punëtorëve të Kompanisë Eco Higjiena. /2L ONLINE/
fotoilustruese