Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, por edhe me koordinatorin e këshillit të Pozheranit, Ilir Zuka ka vizituar sot objektin e shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran, ku akoma nuk kanë përfunduar punimet e këtij objekti shkollor.
Gjithashtu porta për të hyrë në oborrin e shkollës ishte e mbyllur dhe aty nuk është parë askush duke punuar.
Kryetari Haliti edhe një herë ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Arsimit, që të bëjnë çmos që urgjentisht të bëhet zhbllokimi i të gjitha pengesave të ndryshme që janë duke pamundësuar përfundimin final të objektit të ri e që është në kompetencë të tyre.
Ai tha se rikujtojmë organet kompetente që duhet të bëhet një zgjidhje e shpejt në përfundimin e këtij objekti pasi që nxënësit e këtij lokaliteti të madh po ndjekin mësimin në me orar të shkurtuar. /2LONLINE/