(2L ONLINE) – Banoret e fshatit Kmetoc të Komunës së Gjilanit kanë marr iniciativë për të ndërtuar një Xhami në këtë fshat, me këtë rast kanë kërkuar ndihmën e të gjithë vullnetmirëve që kjo të jetësohet sa më parë.
Në një njoftim të Këshillit për këtë çështje është thënë se ndihma materiale e secilit është e mirëseardhur për realizimin e këtij projekti.
“Ne synojmë që kjo xhami të ngritët mbi devotshmëri. Xhamit janë shtëpitë e Allahut. Ato i ndërtojnë besimtarët e sinqertë në Allahun. I Dërguari i Allahut thotë: “Kush ndërton një xhami duke kërkuar shpërblimin e Allahut, Allahu do të ja ndërtoj atij një shtëpi në xhenet” ose në një transmetim tjetër “ Allahu do të ja ndërtojë një shtëpi të ngjashme në xhenet”, thuhet në një njoftim të këshillit të fshatit për ndërtimin e kësaj xhamie.
Vlerësohet se çfarëdo ndihme modeste do të jetë tepër e çmuar ndërsa janë dhënë edhe kontaktet e personave përgjegjës të Këshillit:Kadri Latifi e Abdulla Latifi si dhe kanë bërë të ditur edhe numrin e xhirollogarisë ku mund të kontribuohet për këtë çështje.
Numri I xhirollogaris Raiffeisen Bank : 1507001005367967