(2L ONLINE) – Drejtues të komunës së Vitisë kanë vlerësuar partneritetin dhe angazhimet që po i bënë Kompania Rajonale për Mbeturina “EcoHigjiena”, por kanë kërkuar nga ajo investime në ngritje të performacën duke u nis prej sigurimit të pajisjeve moderne, si kontejnerë, kamionë e mekanizëm tjerë të nevojshëm për këtë punë, e deri te rritja e numrit të punëtorëve e mbulimi i tërë territorit të komunës me shërbime që ofron kjo Kompani.
Këto, u thanë ndër tjerash nga kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti , përgjatë një debati që kishte organizuar Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani me temë: ”EcoHigjiena në shërbim të qytetit të pastër të Vitisë”, e ku përveç zyrtarë komunal të Vitisë morën pjesë drejtuesit e Kompanisë “Eco-Higjiena”, përfaqësues të lagjeve në qytet dhe fshatrave të kësaj Komune, e të tjerë.
Bajram Isufi, kryeshef ekzekutiv në “Eko-Higjiena” në Gjilan, tha se janë në partneritet publik-privat, e cila mirëmban higjienën në Anamoravë. Sipas tij, kompania ka 170 punëtorë. Ai tha se në njësinë e Vitisë ka 21 punëtorë dhe përveç qytetit shërbime kryejnë edhe në 18 fshatra dhe mbledhin mbeturina në muaj 300 tonë. Ai tha se inkasimi në Viti është duke shënuar ngritje dhe gëzon fakti që çdo vit është në rritje.
Ai tha se edhe kryetari i komunës është i përkushtuar, sikur se edhe zyrtarë tjerë komunal nga drejtoritë përkatëse. Përndryshe, Isufi tha se do të investojnë në kontejnerë të ri si dhe për planë kanë edhe investime në ndarjen e mbeturinave.
“Ne do të kujdesemi dhe do të bëjmë investime konkrete në të gjithë sektorët e Vitisë. Do të fillojmë me kontejner familjar për ta shtrirë aktivitetin në tërë fshatrat. Jemi model i partneritetit dhe do ta ruajmë këtë vlerësim shumë serioz e me përgjegjësi për kompaninë” tha Isufi.
Sokol Haliti, kryetar i i Komunës së Vitisë, tha se janë mjaftë aktiv për krijim të ambientit të biznesit edhe për partneritet publik-privat për çka edhe janë vlerësuar lartë. AI tha se synojnë zhvillimin e komunës e shërbime sa më të mira për qytetarë.
Haliti ka thënë se rezultatet e tyre vërehen qartë nga qytetarët, por edhe mërgimtarët janë të kënaqur me ambientin, por duan edhe më tepër në të ardhmen. Partneriteti duhet të funksionojë, sipas itj, ngase kemi territor sa Ferizaj, kemi 40 vendbanime dhe është komunë e gjerë që u nevojiten shërbime.
“Kërkoj hise në investime, në bord dhe në komision të aksionarëve dhe kërkoj rehabilitim të tërë sistemit”, ka thënë Haliti, duke shtuar se punët që i takojnë komunës do t’i kryejnë, por ka kërkuar edhe nga Kompania EcoHigjiena ta bëjë të sajën.
Haliti tha se vlerëson partneritetin e sinqertë me Ecohigienën, por ka kërkuar që ai partneritet të avancohet tutje në mënyrë që në këtë çështje të kemi storie të suksesit.
Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Vitisë, Naim Pira, ka thënë se është bërë punë e mirë nga kompania e nga stafi i komunës, por paraqiti shqetësimin se mekanizmi është i stërvjetruar dhe se gjatë bartjes së mbeturinave mund të dëgjohet era apo edhe telashe tjera për çka ngriti nevojë ne domosdoshme për investime në këtë drejtim.
Shaban Terziu, nga shoqëria civile, ka thënë se është koha e partneritetit publik-privat nadaj duhet fokusuar dhe investuar në këtë drejtim. Ai vlerësoi të arriturat në Viti por kërkoi punë të mëtutjeshme. Dalip Dobërjanca, përfaqësues i fshatit Novosellë, ka kërkuar më shumë kontejnerë për fshatin e tij, me qëllim që të rritet pastërtia në fshat, Xhemush Ramadani nga fshati Ballancë, tha se komuniteti është për bashkëpunim, deri sa Imri Emërllahu, nga fshati Ramjan, ka thënë se ky fshat është shpallur më i pastërti, me një hektarë e gjysmë park, të shtruar me gurë natyral. Ai ka kërkuar që mbeturinat të mos mblidhen me qese najloni, por me kontejnerë.
Ibrahim Sefedini nga OJQ “Elita”, ka thënë se janë të interesuar për sistem efektiv të grumbullimit të mbeturinave. Ai tha se edhe shkollat kanë shprehur shqetësim se nuk kanë sistem të grumbullimit të mbeturinave e që është edhe shqetësim i inspeksionit.
Po ashtu u ngritën edhe shumë çështje që kanë të bëjnë me ambient dhe një emërues i përbashkët ishte se përfaqësuesit e fshatrave treguan përkushtim për t’i përmbushur obligimet e tyre por edhe kërkuan shërbim cilësore., gjë kjo që iu premtua nga drejtuesit e Ecohigjienës. /2L ONLINE/