/2L ONLINE/ – Partia e Drejtësisë, Dega Gjilan, kërkon nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri dhe nga Këshilli Organizativ i “Flakës së Janarit” të mbahet një Akademi Përkujtimore për njeriun që gjatë okupatori serb në atë kohë ka mbajtur gjallë sportin në Gjilan si një donator dhe kontribuues i madh i sportit në Gjilan dhe në përgjithësi në Kosovë, që kur në livadhet e fshatit Malishevë organizoheshin ndeshjet sportive,(stadiumi i qytetit ishte i mbajtur nga okupatori serb), e më tutje. Pra, fjala është për Selami Osmanin – Bezi “.
Kështu ka thënë Gzim Shala, nënkryetar i Partisë së Drejtësisë, Dega në Gjilan, sipas të cilit, Selami Osmani- Bezi jo që kontribuojë për sportin para luftës, si një donator i madh por edhe gjatë luftës dha kontributin e tij, dhe edhe pas luftës ai u dëshmua edhe atë duke u bë emër për të mirë, në gjithë territori ne Kosovës. Ai la gjurmë të pashlyeshme edhe për dhe në klubin më të madh në Kosovë, për krenarinë e qytetit, të Gjilanit, KF Drita.
“Pra, Partia e Drejtësisë – Dega në Gjilan kërkon nga Kuvendi i Komunal të mbajë një Akademi Përkujtimore për njeriun që mbajti gjallë sportin në atë kohë dhe deri në frymën e fundit, dhe të marrin vendim që për çdo vit, kur të mbahet manifestimi “Flaka e Janarit” të mbajmë aktivitet dhe të organizohet turnir në futboll për nderë të veprës së tij, si dhe të ndahet mirënjohje familjes së Selami Osmanit – Bezi”, ka thënë Gzim Shala, nënkryetar i Partisë së Drejtësisë, Dega në Gjilan. /2L ONLINE/
Selami Osmani – Bezi