Shala: Haradinaj u arrestua që të mos takohej me  presidentin Donald Trump

Shala: Haradinaj u arrestua që të mos takohej me presidentin Donald Trump

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se dyshon se kreu i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është arrestuar pasi dikush në Kosovë “ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit”, pasi Haradinaj ishte paraparë që të takohej me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Postimi i plotë i Haxhi Shalës:

Po vëzhgoja mjaftë me interesim arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt!
Ta them të drejtën, fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.
Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në botë, pra Trumpin?!
Ne anën tjetër, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjëherë nuk kanë zë vend. Shihet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë.
Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politikë, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestimet e tilla të mos ndodhin më.
Përderisa Serbia ka nënshkruar marrëveshje me institucionin më të lartë të sigurisë në Evrope, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqësisht kjo e fundit do duhet ta ketë dëgjuar patjetër, duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europolin.
Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politikë), me mospërfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE-në.

KOMENTE