Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Departamentit të Inxhinieringut në Ministrinë e Administratës Publike, Arif Daka, si dhe mbikqyrësin e punimeve të projektit të shkollës së mesme të ulët në Pozheran, Bardhyl Behluli.
Në këtë takim u diskutua ecuria e punimeve të këtij projekti, sfidat dhe dinamika e punës, si dhe mundësia e shtimit të kapaciteteve punonjëse, në mënyrë që ky objekt të përfundojë sa më parë.
Kryetari Haliti ka kërkuar nga ata që të shtohet intenziteti i punës, kështu që objekti i shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran, të jetë i gatshëm sa më parë për nxënësit e këtij lokaliteti.