Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarit B.H., t’ia caktojë masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi dyshohet se përmes mashtrimit ka përfituar 20.850 euro, i cili edhe gjendet në ndalim 48 orësh.
Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga data 14 janar 2018, deri më 9 prill 2019, në Gjilan, i dyshuari B.H., me anë të paraqitjes së rreme, duke fsheh faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, e ka mashtruar të dëmtuarin N.H., në atë mënyrë që e ka vënë në lajthim duke i propozuar se do t’a njohë me një femër, ku edhe i’a jep një numër telefoni kinse të një femre, me ç’rast në këtë numër i njëjti bisedon vetëm dy herë drejtpërdrejtë me të, ndërsa më pas të gjitha bisedat janë zhvilluar përmes sms-ve, kinse me femrën e propozuar, mirëpo në realitet biseda është zhvilluar me të dyshuarin.
I dyshuari për secilën bisedë të zhvilluar ka marrë nga i njëjti shuma të ndryshme të parave, me pretekst se do t’ia japë femrës së propozuar, duke i premtuar se do t’i takojë për të krijuar lidhje.
Në këtë mënyrë, i dyshuari e ka mashtruar të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 20.850 (njëzetmijetetëqindepesë) euro, ku me këto veprime dyshohet ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.