/2L ONLINE/ – Një bashkëpunim mes tri teatrove profesionale nga Kosova (Gjilani), Shqipëria e Maqedonia, do ta sjellin të hënën për publikun premierën e komedisë satirike “Kërkohet një kloun plak”.
Shfaqja e autorit rumun Matei Visniek me regji të Besfort Idrizit, ka karakter satirik dhe trajton problemet brenda shqiptare, derisa në të luajnë aktorët Sabedin Shahiqi nga Kosova, Alfred Bualoti nga Shqipëria, Bajrush Mjaku dhe Beqir Nuredini nga Maqedonia.
“Pas disa shfaqjeve të suksesshme dhe me masivitet nga ana e publikut, Gjilanit nga ana e profesionistëve i është dhënë epiteti “kryeqytet kulturor i shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim, në paralajmërimin e kësaj shfaqjeje. /2L ONLINE/