KRU “Hidromorava”, Njësia në Kamenicë, ka bërë me dije se është duke e bërë dezinfektimin e rezervarit në Kamenicë, po ashtu do të bëjnë edhe dezinfektimin e komplet rrjetit shpërndarës të ujësjellësit.
Dezinfektimi është duke u bërë me preparate kimike dhe i njëjti ujë do të mbërrijë në rubinetat e konsumatorëve, prandaj “Hidromorava”, ka ftuar kamenicasit që ujin e ujësjellësit mos ta përdorin as sot, me datë 26 gusht, për pije dhe për sanitari.
“Procesi i dezinfektimin është duke u mbikëqyr nga ekipet kompetente të KRU “Hidromorava” dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme kompania do të ju njoftojë me kohë për kualitetin dhe rifillimin e përdorimit të ujit nga rrjeti i ujësjellësit publik”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës pritet që “Hidromorava” të dalë me njoftimin tjetër për gjendjen e ujit në Kamenicë!