Komuna e Kamenicës bënë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e sidomos tek ngasësit e automjeteve, që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilent gjatë ngasjes së automjeteve, për shkak të reshjeve atmosferike.
Kompania kontraktuese për pastrimin e rrugëve urbane e rurale në Kamenicë është në terren me të gjitha kapacitetet e saj duke u angazhuar për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE.com/