Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në cilësinë e kryetarit të bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Lindje, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët që ministri Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, e zhvilloi së bashku me përfaqësuesit e AZHR-ve në nivel të Kosovës.
Në këtë takim të përbashkët koordinues, u kërkuar finksionalizimi dhe financimi i të gjitha AZHR-ve.
Gjatë takimit, Komuna e Gjilanit dhe sektori i juglindjes u vlerësuan lartë për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur mes vete, në kuadër të të cilit përfshihen kryetarët 11 komunave.
Përndryshe, edhe në shkurt të këtij viti, përmes një deklarate të përbashkët, bordi i AZHR-Lindje pati kërkuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria për Zhvillim Rajonal mbështetjen financiare për vazhdimësinë e funksionimit të kësaj Agjencie.