Policia e Kosovës, njësiti policor nga Suhareka, kanë ndaluar të dyshuarin, shqiptar-shtetas të Kosovës, ku gjatë kontrollit është vërtetuar se i njëjti kërkohej nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i njëjti më pas është sjellë në stacionin policor të Gjilanit, për t’u realizuar urdhëresa gjyqësore lëshuar nga kjo Gjykatë.
Sipas Aktgjykimit të kësaj gjykate, i dënuari është dërguar në burgun e Dubravës në vuajtje të dënimi prej tetë muajve burgim efektiv.