(2L ONLINE)- Misioni i OSBE-së, UNICEF dhe GIZ do të mbështesin sot 25 Këshilla Lokale për Veprim Rinor (KLVR) në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve dhe në prezantimin e brengave të të rinjve tek zyrtarët e nivelit qendror dhe lokal.
KLVR-të do të organizojnë takime publike me bashkëmoshatarë për të marrë e shënuar çështjet që brengosin rininë në Kosovë. Në javët në vijim KLVR-të do t’i paraqesin gjetjet e tyre para institucioneve relevante, si dhe do të përdorin hashtag-un #YourDayYourVoice në rrjetet sociale (Facebook, Twitter and Instagram) për të komunikuar me të rinj me qëllim që të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre dhe të diskutojnë prioritetet.
Në këto ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Misionit të OSBE-së, UNICEF, GIZ dhe të disa ambasadave.
Përndryshe, një aktivitet I tillë është bërë e ditur se do të mbahet sot edhe në Gjilan. Me këtë rast Valdrin Halimi, Kryetar I Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan ka bërë të ditur se në bashkëpunim të plotë me OSBE-në, KVRL ka paraparë të organizon një aktivitet simbolik dhe shumë domethënës duke ju mundësuar të rinjve për t’i shënuar kërkesat e tyre në një pano me madhësi prej 2x4m e që i drejtohet Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri.
“Ky aktivitet i radhës ne këtë datë shumë të madhe për botën, Kosovën, respektivisht për komunën e Gjilanit, ka një rëndësi të veçantë kur dihet se mosha mesatare në Kosove është 26-29 vjeçare e që çdo shtet e ëndërron ta ketë një popullatë të re siç e kemi ne. Kësaj radhe do të jemi mikpritës i të gjitha komunave të cilat janë në regjionin e Gjilanit, bile kësaj radhe kemi dal edhe jashtë kufijve të saj me mikpritje edhe për Ferizajn e Kaçanikun”, thotë Halimi.
Vendi ku do te mbahet aktiviteti është : caffe bar “CABANA” , ora 16:00.