AGK me shqetësim ka marrë njoftimin se gazetari i gazetës “Zëri”, Liridon Llapashtica, mbrëmjen e së premtes, është kërcënuar fizikisht nga dy persona të prezantuar si zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje autoriteteve të sigurisë në vend që të zhvillojnë hetime serioze lidhur me këtë rast dhe rastet e tjera, të paraqitura nga gazetarët, për krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë.