Kërcënimet hibride përbëjnë llojllojshmëri të metodave dhe veprimtarive të ndryshme që synojnë cenueshmërinë e kundërshtarit/ shtetit me qëllim të dobësimit afatgjatë të tij.
Shkruan: Bekim Thaqi
Dobësimi mund të krijohet nga shumë gjëra, duke përfshirë kujtesën historike ( largimi i vëmendjes nga gabimet dhe kundërshtarët e mëparshëm dhe të menduarit proaktiv) legjislacionin (dobësimi i zbatushmërisë së ligjeve/ në letër gjithqka është në rregull por në praktikë zbatimi është i mangët), praktikat e vjetra, faktorët gjeostrategjikë, polarizimin e fortë të shoqërisë( shoqëria është aq e polarizuar saqë merret me qështje dytësore dhe tretësore dhe nuk merret me qështjet primare dhe vitale për shtetin), disavantazhet teknologjike ose ndryshimet ideologjike.
Ne jetojmë në një epokë të kërcënimeve hibride. Ka aktorë me interesa të ndryshme që po sfidojnë vendin dhe institucionet që ata i shohin si një kërcënim, kundërshtar ose konkurrent për interesat dhe qëllimet e tyre.
Gama e metodave dhe veprimtarive është e gjerë, duke përfshirë: ndikimin e informacionit,lajmet e rrejshme që kanë targete të caktuara, shfrytëzimin e situatës së brishtë politike, propagandën e ndryshme; shantazhe të lidhura me ekonominë dhe tregtinë; pasiguria në rritje etj.
Nëse interesat dhe qëllimet e përdoruesit të metodave dhe veprimtarisë hibride nuk arrihen, situata mund të përshkallëzohet në veprime ma konkrete të atyre që përdorin keto metoda.
Kosova si një shtet i ri duhet të zhvillojë strategji dhe veprime të caktuara kundër kërcënimeve të tilla dhe duhet që sa më parë të formojë institucionet në mënyrë që të mbyllen të gjitha hapësirat që mund të shfrytëzohen nga ata të cilët përdorin taktika hibride.