(2L ONLINE) – I eksaltuar nga fitorja e zgjedhjeve lokale të cilat i fitoi në Gjilan, duke manipuluar qytetarët e tij, duke gënjyer dhe premtuar gjithçka vetëm e vetëm për t’ia marrur votën e tyre, ai shumë shpejtë zhgënjeu qytetarët dhe elektoratin e partisë së tij, njësojë si kryetari i LDK-së ku së pari humbi komunën e Prishtinës pastaj edhe Kosovën për herë të tretë radhazi.
Vetëm pas pesë muajsh keq qeverisje, u dëshmua se qytetarët shpejtë i kuptuan mashtrimet e kryetarit aktual të komunës dhe e dënuan pa pardon atë, në mundësinë e parë që e kishin dje, ku hiq më pak se dy mijë qytetarë të Gjilanit nuk e votuan LDK-në, e të cilët në zgjedhjet lokale e kishin votuar këtë subjekt politik. Por edhe kësaj kryetari i LDK-së në Gjilan i thotë fitore!
Edhe pse në Gjilan LDK nga mbi 14 mijë vota që kishte në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, ka rënë në nën 12 mijë vota dje. Siç duket as “Ushtarët e Rugovës” nuk i ndihmuan, sepse sikurse në luftën e Kosovës as tani nuk i mbajti mermelada.
Por kësaj here ushtarët e Adem Jasharit dhe të UÇK-së, sikurse në luftën e Kosovës, treguan se pas sfidave të mëdha dhe vështirësive ata fuqizohen edhe më tepër për fitore të reja, sikurse dje që treguan edhe “fuqinë” e vërtet të saj dhe treguan dobësitë e ushtarëve të Rugovës, ku tanimë nuk po bë zëjnë fare.
Nuk duhet edhe shumë kohë, ku shumica e qytetarëve të Gjilanit do të binden se kanë gabuar dhe janë mashtruar e manipuluar keq nga kryetari aktual i Gjilanit.
Dhe vetëm se koha i përmirëson gabimet e bëra, por në këtë rast komuna e Gjilanit do të pësojë shumë nga kjo keq qeverisje e dështuar lokale, ku për këta pak muaj ka treguar pa përgjegjësi institucionale, keqpërdorime dhe shkelje të shumta ligjore, mos punë dhe humbje të besimit të qytetarëve ndaj institucionit të komunës.
Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan