Konsumimi i lartë i alkoolit sjell shumë sëmundje të rënda si për shembull sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe kanceri.
Specialistët e mjekësisë po këshillojnë të gjithë pijedashësit që të konsumojnë më shumë gjatë javës pije jo-alkoolike.
Ja pesë mënyra që ju lehtësojnë të hiqni dorë nga alkooli:
Mëngjeset me miqtë
Një mënyrë që ju të largoheni nga alkooli.
Ushtrimi i frymëmarrjes
Përpara së të merrni ndonjë vendim, merrni dy herë frymë thellë dhe lëreni veten të bëjë zgjedhjen e duhur.
Bindeni veten se ju nuk e pini alkoolin
Thuajini vetes suaj vazhdimisht se ju nuk e pini alkoolin. Duke e menduar dhe thënë shpesh ju mësoheni e kështu largoheni nga alkooli.
Mbusheni ditën me aktivitete
Nëse gjatë ditës ndjeni së jeni të mërzitur, atëherë mundohuni të merreni me diçka.
Prisni 15 minuta
Pjesën më të madhe të kohës dëshira për të pirë është diçka e momentit, prandaj prisni 15 minuta dhe mundohuni të shpërqendroni veten.