KËMBËSORËT NË TRAFIK
Nga data 3 prill 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se pesëdhjetë (50) metra në vendbanime dhe me larg se njëqind (100) metra jashtë vendbanimeve.
MOSRESPEKTIMI I KËSAJ RREGULLE NDËSHKOHET ME GJOBË PREJ 50 EURO
KËMBËSORË!
Bëhu i dukshëm!
Përdor vendkalimin e këmbësorëve!
Respekto semaforin!
Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!
Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë!
Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar!
Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!
Kujdesi shpëton jetë!
Për sigurinë tuaj, vishni rroba të ndritshme ose mbani me vete materiale reflektues apo dritë të bardhë gjatë natës për t’ju ndihmuar juve dhe ngasësve që të jeni të dukshëm!