Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marcus Vizer, nesër do ta vizitojë Kosovën. Numri një i kësaj federatë ndërkombëtare është mbështetës i fuqishëm i sportit të Kosovës. Vizer do të ketë takime të shumta në vendin tonë, duke filluar në Komitetin Olimpik të Kosovës, por edhe në institucionet e vendit tonë.
Ndërkohë, Driton Kuka, trajner i Kampiones së Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendit përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur se presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Vizer do ta shpall Majlinda Kelmendin xhudisten më të mirë në botë në të gjitha kategoritë.
“Të hënën vet Presidenti i IJF Vizer në Prishtinë do shpall Majlinden Xhudistja më e mirë në Botë në të gjitha kategoritë me 4230 Pikë”, ka shkruar Kuka.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=13383