Gëzim Kelmendi, deputet i Partisë së Drejtësisë ka thënë se është turp që të shtrembërohet shkrimi i tij, pasi sipas tij, ai nuk e ka kërkuar bojkotimin e produkteve amerikane, por izraelite. Reagimi i tij ka ardhur menjëherë pas disa shkrimeve dhe opinioneve në media të ndryshme.
Lexo të plotë reagimin e Gëzim Kelmendit:
Nuk kam thënë të bojkotohen produktet amerikane, por izraelite..
Mos manipuloni dhe shtrembëroni.
Ja katër argumente se unë jam më proamerikan se ju:
1.KU’RANI më mëson që të flas dhe sillem me respekt me krishterët dhe hebrenjtë.
2.Me qëndrimin tim kundër homoseksualëve nuk ja dua të mirën vetëm popullit tim, por edhe amerikanëve dhe gjithë të tjerëve.
3.Unë iu jam shumë mirënjohës Amerikanëve për çlirimin e Kosovës nga Serbia (ALLAHU na ka porosit: kush nuk falënderon njerëzit, nuk ka falënderuar ALLAHUN).
4.Qëndrimi im përballë amerikanëve është parimor ,në dallim prej juve që është i interesit.
Ju sot jeni me Amerikën ,nesër me ata që janë më të fortë, ndërsa unë pavarësisht kush është i fortë në të ardhmen, kam obligim moral ndaj SHBA për çlirimin e Kosovës dhe iu jam mirënjohës.