Në kuadër të realizimit të planit vjetor të trajnimeve dhe ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Qendrën e Stërvitjes Profesionale (QSP) kanë përfunduar me sukses kurset Udhëheqës i Poligonit dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit, Kursi i Komunikimit niveli 4-të dhe Kursi ndihma e parë dhe higjiena fushore.
Qëllimi i realizimit të këtyre kurseve është të aftësoj pjesëmarrësit e kurseve të veprojnë në fushat e trajnimit përkatës për të qenë të gatshëm për të vepruar dhe reaguar bazuar në standardet dhe procedurat e kërkuara në rast të nevojave për reagim, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/