Në tribunën e organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, e cila është vazhdimësi e projektit “Forcimi i stabilitetit në Luginë të Preshevës përmes integrimit të pakicës shqiptare”, u diskutua në esencë problem në sferën e kulturës dhe të mediave në gjuhën shqipe. Njëherit, gjatë tribunës së sotme, u theksuan problemet më të cilat po ballafaqohet kultura dhe mediat.
Tribuna grumbulloi rreth vetës njerëz profesional të kulturës dhe informimit që paraseëgjithash, segmentuan problemet kyçe të këtyre natyrave.
Problemet ishin të shumëta dhe u konstatua se njëri ndër faktorët kryesor është, mosinteresimi i faktorit politikë lokal, por edhe i atij shtetëror për zgjidhjen apo menjanimin e gjendjes faktike.
Gjithashtu, të pranishmit dhanë shumë rekomandime mbi këto dy fusha të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në tribunën e organizuar nga KDNJ, morrën pjesë përfaqësuesit e organeve komunale për kulturë, nga Presheva dhe Bujanoci, përfaqësuesit e KKSH-së, OJQ-ve, TK-së, OSBE-së etj.
KDNJ, do të shqyrtojë dhe nxjerr përfundimet dhe rekomandimet për një pasqyrim sa më real të këtyre dy fushave.
Kjo tribunë u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i pakicës shqiptare përmes integrimit nëpër organet shtetërore, mbështetur nga Ministria Federative për Punë të Jashte të Zvicrës, dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
Në ditët në vijim, do të organizohen tribuna të tjera që prekin problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=30188