DYLON

Shkenca zbulon sekretin e penalltive, ja pse portierët hidhen djathtas apo majtas!

Avatar photo Redaksia

Shkencëtarët analizuan më shumë se 200 penallti të ekzekutuara në disa kampionate të ndryshme si Liga e Kampioneve, Kupa e Afrikës dhe Kupa e UEFA, duke vënë re se në 96% të rasteve, portierët zhvendosen lehtësisht nga e djathta apo nga e majta krahasuar me qendrën e portës.

Statistikisht gjatë gjuajtjes së penalltisë, portieri është në një situatë të dizavantazhuar krahasuar me bomberin që ka përballë. Pritja e topit ndodh vetëm në 18% të rasteve.

EkoHigjiena

Por disa kërkues nga Universiteti i Hong Kongut, kryen një studim që mund t’u japë një ndihmë të madhe gardianëve si portieri ynë i kombëtares, Ertrit Berisha, apo gjigandëve si Xhixhi Bufon, Manuel Nojer, David de Gea e të tjerë që të përmirësojnë paraqitjet e tyre kur u duhet që të kenë kundër një kundërshtar gati për të gjuajtur nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Shkencëtarët analizuan më shumë se 200 penallti të ekzekutuara në disa kampionate të ndryshme si Liga e Kampioneve, Kupa e Afrikës dhe Kupa UEFA, duke vënë re se në 96% të rasteve, portierët zhvendosen lehtësisht nga e djathta apo nga e majta krahasuar me qendrën e portës. Spostimi mesatar i portierëve u llogarit 9.95 cm, edhe pse nuk u gjet asnjë lidhje mes pozicionit fillestar dhe drejtimit të mëpasshëm të hedhjes.

Por me këto spostime, portieri është në gjendje që të influencojë drejtimin e gjuajtjes së sulmuesit, pasi ai që e gjuan penalltinë ka për tendencë që ta drejtojë topin në atë anë ku porta është më e lirë.

Nëse gardiani zhvendoset në të majtë dhe nuk rri në qendër, atëherë me shumë mundim sulmuesi do të gjuajë duke e çuar topin në të majtën e tij.

Sipas studimit një spostim nga qendra e portës mes 6 deri në 10 cm është ai që i garanton portierit shanset më të mëdha për ta pritur penalltinë. Kështu që djemtë kuqezi, kur të gjenden në të tillë situatë, ta marrin në konsideratë këtë këshillë.
Kush e shpiku penalltinë?

Idenë për të goditur nga pika e bardhë e 11-metërshit e shpiku William Meccrum, portieri i Milford Everton, që në vitin 1890 foli me Jack Reid, sekretar i federatës irlandeze të futbollit (IFA), që ta propozonte si ide në instancat më të larta. Megjithatë, ky i fundit e gjykoi si të padobishëm këtë propozim.

Por për të ndryshuar opinionin ndikoi ndërhyrja e një futbollisti të Notts County, që e ndali me dorë topin që po i drejtohej rrjetës, gjatë një takimi kundër Stoke City-t. Arbitri vendosi që aty ku ndodhi faulli të kryhej një goditje dënimi, por muri i futbollistëve e ndaloi topin të përshkonte rrjetën.

Gjuajtja e penalltisë u aprovua më 2 qershor të 1891-it. Por pika e bardhë e 11 metërshit ende nuk aplikohej dhe ajo u përdor në vitin 1902. Deri në atë kohë, lojtari e zgjidhte vetë ku të gjuante, dhe kushti u vetëm ishte që largësia nga porta të ishte rreth 11 metra, transmeton Shqip.

Duke përjashtuar miqësoret, futbollisti i parë që zyrtarisht gjuajti një penallti në historinë e futbollit ishte Alf Farman, pjesë e Newton Heath (që më vonë u kthye në Mançester Junajtid më 5 shtator të 1891 ai mundi gardianin Richard Wright, të Blackpool, në një ndeshje të “Lancashire League”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.