Gjatë mbledhjes së 28-të, të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mbajtur më 2.11.2023, është bërë verifikimi i mandatit të anëtarit të ri të Këshillit Drejtues të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Prof. Ass. Dr. Skender Beqa.
Me këtë rast Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, kanë uruar anëtarin e ri të KD-së për emërimin nga MAShTI në Këshillin Drejtues të UKZ-së.
Emërimi i anëtarit të ri të KD-së Prof. Ass. Dr. Sekender Beqa nga MAShTI është bërë pas dorëheqjes së PhD Agron Hajdari.
Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhen nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UKZ-së janë: Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Selim Daku, Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra dhe Prof. Ass. Dr. Fadil Osmani.
Kurse Anëtarët e emëruar nga MASHT janë: Dr. Techn. Ilir Gjinolli, PhD Cand. Arta Istrefi Jahja dhe Prof. Ass. Dr. Skender Beqa. /2LONLINE/