Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 6.10.2022, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është bërë verifikimi mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe PhD Cand. Arta Istrefi Jahja, të emëruar nga Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të cilët kanë nënshkruar edhe deklaratën etike.
Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka uruar anëtarët e rinj të KD-së për emërimin e tyre në Këshillin Drejtues të UKZ-së.
Rektori Kosumi, po ashtu ka njoftuar anëtarët e KD rreth procesit zhvillimit të Universitetit në përgjithësi.
Kurse kryesuesi i KD-së së UKZ-së PhD cand. Agron Hajdari, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit.
Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UKZ-së janë: Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, Prof. Asoc. Dr. Urtak Hamiti, Prof. Ass. Dr. Selim Daku dhe Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra.
Kurse anëtarët e emëruar nga MASHT janë: PhD cand. Agron Hajdari, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe PhD Cand. Arta Istrefi Jahja. /2LONLINE/