Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të madhërishëm Ramazan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sonte ka shtruar iftar për komunitetin rom.
Kryetari i KBI, Naim Aliu, i përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se edhe komuniteti rom është pjesë përbërëse e xhematit të KBI-së, jo vetëm nëpër sofrat tona të iftarit, por edhe e xhematit të xhamive tona.
KBI në Gjilan premtoi se do të vazhdojë t’i qëndrojë afër këtij komuniteti dhe do t’i mbështesë ata në çdo hap integrues. /2LONLINE/