Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi një tryezë debati me studentë të Universitetit” Kadri Zeka “ në Gjilan.
Në panel ishte profesori i Medresesë “Alaudin” Muharrem Tërrnava me temën: Vizioni dhe prioritetet e të rinjëve dhe psikologu Besnik Sherifi me temën: Agjërimi te të rinjët në prizmin psikologjik.
Në këtë tryezë kontributin e tyre në debat dhanë edhe studentet me sqarime të ndryshme rreth këtyre temave deri sa në emër të rinis studentorë të pranishmit i përshëndeti Mehmet Zylfiu.
Tryezën e udhëhoqi kryeimami Iljaz Mustafa.
Në fund kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame falenderoi panelistët dhe studentët për kontributin e dhënë në këtë debat dhe ju dhuroi nga një dhuratë modeste nga librat e botuar nga KBI në Gjilan dhe shtroi iftar për studentë.