Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka filluar aktivitetet e saj për muajin e Ramazanit me jetimët e komunës së Gjilanit. Kështu rreth 100 jetimë me familjet e tyre janë ftuar per te bërë iftar në lokalet e Medresesë Alaudin paralelja në Gjilan së bashku me kryetarin e KBI Naim ef Aliun dhe sekretarin e KBI Agim ef Hyseni.
Aliu në mes tjerash theksoi se sot është i emocionuar ngase gjindet në një sofër me fëmijet të cilët janë duke u rritur pa prind dhe se i tillë jamë edhe vet. Ai gjithashtu i porositi këta fëmijë që puna , mësimi dhe edukata e mirë të jenë shembulli më i mirë për ta, ngase kështu do ti gëzojnë familjet e tyre , e të kënaqur me sukseset e tyre do të jenë edhe prindërit e tyre në ahiret.
Në fund kryetari i KBI për të gjitha familjet që morën pjesë në iftar ndau edhe nga një pako ushqimore për muajin e ramazanit.