Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, shtroi iftarin e dytë për gjininë femërore.
Të pranishmet i përshëndeti me një fjalë rasti Merita Boroci e cila falënderoi KBI- Gjilan për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin organizimeve për gjininë femërore, pastaj shprehu konsideratën dhe nderin që ne mesin e tyre kishin edhe përfaqësueset e Departamentit të Gruas pran Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Fjalën kryesore me ligjëratë për ndryshimin që individi duhet ta synojë në këtë muaj e pati udhëheqësja e Departamentit të Gruas së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Vaxhide Bunjaku. /2LONLINE/