KBI në Gjilan, së bashku me Shoqatën Bereqeti dega në Gjilan sot në natën e Fitër Bajramit ndau 150 pako ushqimore dhe miell.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot në natën e Fitër Bajramit ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. U ndihmuan 150 familje të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, familjeve të jetimëve, shoqatave të Hendikosit, shoqatës shurdhmemecëve, komunitetit rom.
Koordinatori i SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, Iljaz Mustafa, tha se pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat elementare për përgatitjen e iftarit dhe miell.
Ai njëkohësisht falënderon të gjithë ata që kontribuuan që sofrat e këtyre familjeve të jenë të begata, si Kompanin RC Cola, kompaninë Floili, ETC, dhe të gjithë personat të cilët kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret. /2LONLINE/