Ndonëse kryesia e PDK-së, Dega në Gjilan, ka dal të mërkurën me komunikatë përmes të cilës ka bërë me dije se mbetet pran qëndrimeve të saja se grupi i këshilltarëve të PDK-së, të mos marr pjesë në seanca të Kuvendit, e as anëtarët e saj nëpër komitete, e për të cilën edhe i ka dhënë arsyet, duket se në seancën e të enjtes (26.12 2019), megjithatë do të marrin pjesë katër prej anëtarëve të Kuvendit, që janë nga PDK-ja: (Hevzi Xhelili, Erlehta Osmani, Shefik Surdulli, Imrane Thaqi), e që edhe publikisht ishin distancuar nga këto qëndrime të kryesisë.
Shih shkrimin: Kryesia e PDK-së: Mbetemi pran qëndrimit të mos jemi pjesë aktive e kuvendit dhe komiteteve
Shih shkrimin: Opozita: Ose vazhdim i seancës ose nuk do t’i përgjigjemi asnjë ftese për kuvend dhe komitete
Kjo për faktin, se që nga koha e këtij qëndrimi të kryesisë së PDK-së, e deri më sot, janë mbajtur disa takime të komiteteve duke përfshirë edhe atë të komitetit kryesor, atë për Politikë dhe Financa (KPF), që i paraprinë seancës, ku anëtarë nga kjo katërshe, që janë pjesë e komiteteve, kishin marrë pjesë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në KPF, duke e bërë kështu, të papërfillshme për ta, qëndrimin e kryesisë së subjektit të tyre.
Siç dihet, pas këtij qëndrimi të kryesisë dhe të një konference ku kishe marrë pjesë shef i grupit të anëtarëve të Kuvendit nga radhët e PDK-së. e ku ishte bërë e ditur për publikun qëndrimi i tillë, kjo katërshe kishte dal me deklaratë publike duke u distancuar nga qëndrimet e shefi të tyre të grupit, por edhe kryetarit të degës
Në atë deklaratë, ndër tjerash, thuhej se: “Ne, shumica e anëtarëve (këshilltarëve) të Kuvendit Komunal, nga Grupi I këshilltarëve të PDK-së Dega në Gjilan, nuk pajtohemi me sjelljet dhe veprimet e deritanishme të kreut aktual të degës së PDK-së në Gjilan dhe të shefit të Grupit të këshilltarëve të PDK-së, që kanë të bëjnë me autoritetin tonë si pjesë e Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, veçanërisht me këto të fundit lidhur me projektin e varrezave të reja të qytetit”.
“Këto sjellje autoritare, destruktive me veprime konkrete të dëmshme në këtë relacion, të kreut të degës dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në KK të Gjilanit, kanë rezultuar me dëmtimin e imazhit të Degës dhe devijimin nga programi dhe identiteti i Partisë Demokratike të Kosovës, duke e futur kështu degën e PDK-së nën sqetullat e një subjekti tjetër politik, në këtë rast të LVV-së, për interesa të saja politike dhe përfitime tjera personale – ekonomike të individëve të caktuar”, thuhej tutje në atë deklaratë të kësaj katërsheje.
Shih shkrimin: Katër anëtarët e KK-së nga PDK-ja distancohen nga qëndrimet e shefi të tyre të grupit dhe kryetarit të degës
Përndryshe, seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit mbahet të enjten prej orës 10:00, ku mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet e opozitës, duke përfshirë këtu edhe të PDK-së, anëtarëve të saj të Kuvendit. Do të mësohet se a ka lëvizur apo jo ndonjëra palë, apo ndonjëri prej tyre, nga qëndrimet e tyre të deritanishme.
PDK-ja ka shtatë anëtarë në Kuvendin Komunal të Gjilanit që përbëhet prej 35 anëtarëve.