(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se në tri raste të ndryshme janë arrestuar katër persona. Idnetiteti i tyre nuk është bërë i ditur por vetëm është thënë se tre janë arrestuar në Kamenicë, dhe një në Gjilan
Sipas policisë, në lagjen Malesia, të Kamenicës dy te dyshuar kanë sulmuar fizikisht viktimën te cilit i kane shkaktuar lëndime të rënda trupore. Te dyshuarit janë arrestuar dhe dërgohen ne mbajtje.
Po ashtu në Gjilan është arrestuar një i dyshuar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar një Elektro-Shok . I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
ndërsa personi i katërtë është arrestuar në Skifteraj të Vitisë. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti dërgohet në burgun e Dubravës, është thënë në raportin e policisë. /2L ONLINE/