Në ndeshjen gjysmëfinale të kupës përballë FC Prishtina ditën e djeshme, futbollisti i FC Drita, Kastriot Selmani pësoi një lëndim që rezultoi të jetë frakturë në klavikulë dhe sot i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
Klubi Drita përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se Kastriot Selmani – Kaci, operacionin e ka kaluar me sukses ndërsa procesi i rikuperimit do të zgjasë pesë deri gjashtë javë.
“Klubi jonë i dëshiron shërim të shpejtë Kacit”, thuhet në njofitmi ne FC Drita. /2LONLINE/