(2L ONLINE) – Ajo për të cilën të flisnin të gjithë ata të cilët mezi prisnin për të u radhitur në radhët e atyre që po bënin sakrificën më sublime për lirinë e kombit, para se të shkonin e të kapnin pushkën me duart e tyre, të bënë ta kuptosh se ata me vetëdije të plotë kombëtare vënin në dispozicion të atdheut të tyre më të shtrenjtën, jetën! Edhe atë, jetën e një rinie të njomë të pa shijuar akoma në tërë dimensionet e saja.
Kujtimi për ta seç ma shuan patetikën aptriotike dhe po të mos ishte ajo krenaria instiktive burrërore do shkrehesha në vaj, megjithëse zemra më qanë nga brenda dhe nuk pyet për shprehi burrërore që fshehët pas maskës së trajnuar për hesap mentaliteti.
E kam thënë/shkruar për Skifterin po e përsëris edhe për Kastriotin:s’ka gjë në botë që na i kompenson mungesën e tija neve që e kishim të gjakut, që e njihnim, e donim e na respektonte edhe pse kuptohet që jemi krenarë që i takojmë, ndoshta rastësisht sojit të tij!
Njerëzit e mëdhenj bëjnë vepra të mëdha. I tillë ishte edhe Kastrioti ynë. Ky trim nuk ishte mjaftuar se kish qenë luftëtarë lirie në luftën e Kosovës. Ay fliste më pastaj edhe për bashkim kombëtar edhe për lirinë e të gjithë shqiptarëve kudo që ishin. Dhe ay shkoj. Shkoi edhe një herë për të fundit herë në luftën e radhës që po bënin shqiptarët për të hequr qafe robërinë e mallkuar shekullore.
Ushtria e radhës që Kastrioti ngjeshi radhët e saja ishte UÇPMB. Dhe vazhdoi ashtu trim siç ishte ay deri në rënien heroike te penda e katundit preshevarë, Rahovice, më 14-05 2001.
Këtu e 13 vjet ma parë shkojnë kujtimet për këtë djalë dhe nuk mbarojnë kurrë. Herën e fundit ishim takuar në kafiterinë *Palace*. Ay gjatë tërë kohës po më fliste për brengat e tija që kishte për viset etnike të banuara nga bashkombasit tanë e të cilët akoma nuk kishin liri. Si dhe për mendimet e tija ”profetike”se familja dhe shoqëria jonë në Kosovën e paslufte nuk kishin duke evoluar në një shoqëri dhe familje të shëndoshë ku ka moral dhe respekt.
Kjo ishte brengë e tija dhe gjithmonë thoshte –“pse jemi ba kaq të ftohtë me njani tjetrin edhe si të shkojnë kështu mos vet për ne”. Dhe, për mua ishte goxha profetike sepse shoqëria jonë që nga atëherë ka degjeneruar në shoqëri interesi jo të shëndoshë e komercial. Gjë e cila nuk do e bënte krenarë Kastriotin.
Edhe sot e kësaj dite më kujtohen sytë e birit të tij shumë të vogël në prehrin e gjyshes (nënës së Kastriotit) së tij, Ramizes, që kish lënë mbrapa Kastrioti. Edhe pse nuk kuptonte se çfarë po ndodhte për rreth tij, sytë e tija rrezatonin një lloj shqetësimi të mendueshëm sikur të thoshin “unë ngela që ngela jetim por satifaksion kam kujtimin për një baba trim që deshi tua sjell lumturinë fëmijëve të tjerë që nuk e gëzonin”.
Duke sakrifikuar lumturinë prindërore të birit të tij. A nuk është e madhe kjo?!! Dhe deri sa po ktheheshim me Skifterin nga e pamja për Kastriotin nga Velekinca, ay (Skifteri) më tha: – “lum si ay. me e dhanë jetën për atdhe është gjë e madhe” – Pastaj shkoi edhe ay dhe u bënë edhe dy dhembje ma shumë që i u shtuan kombit dhe gjakut të familjes sonë krenare!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/