Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Kastrati në këtë takim ka diskutuar për IPA fondet nga të cilat do të financohen projektet ndërkomunale.
“Në takim virtual me përfaqësues të Bashkimit Evropian, sot diskutuam në lidhje me IPA fondet e procedurat për aplikim, me të cilat do të financohen projekte ndërkomunale me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai. /2LONLINE.com