Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se një person (1) ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës.
Personi i infektuar është nga fshati Hogosht.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente.
“Nga IKShP u njoftuam se sot kemi edhe një (1) rast pozitiv me #COVID19. I identifikuari është nga fshati Hogosht, ndërkaq ju bëj thirrje për kujdes e respektim të udhëzimeve”, ka thënë ai.
Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
– 111 raste të identifikuara;
– 76 të shëruar plotësisht;
– 27 raste aktive;
– 8 të vdekur.
Kujdesuni për vetën dhe të tjerët duke mbajtur maskë, distancë dhe duke pastruar duart shpesh.