Është ndarë nga jeta Hoxha Idriz Dërmaku. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati me rastin e ndarjes nga jeta të Hoxhës nga Shipashnica ka shprehur ngushëllime për gjithë familjen Dërmaku.
Kastrati tha se Hoxhën Idriz do e kujtojmë gjithmonë si një plak të urtë e të qeshur.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të Hoxhës Idriz Dërmaku nga Shipashnica e Epërme, na pikëlloi jo vetëm neve në Kamenicë, por edhe ata që e njohën në mbarë vendin. Hoxhën Idriz do e kujtojmë gjithmonë si plak të urtë e të qeshur. Ngushëllime të sinqerta familjes Dërmaku!”, tha Kastrati.
Ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes, shokëve dhe kolegëve!