Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është takuar me përfaqësuesit e Rotary Club Prishtina Interational.
Ai i ka falënderuar ata për sigurimin e transportit të disa donacioneve nga Zvicra që kanë arritur ditë më parë në Kamenicë.
I pari i Komunës i shpërbleu me mirënjohje në shenjë falënderimi për ndihmën që ata e kanë dhënë në trasportimin e 102 kompjuterëve, shtretërve për shëndetësi dhe paisjeve sportive.
Ai tha se kjo është një ndihmesë e madhe për Komunën e Kamenicës dhe gjithmonë janë të mirëserdhura donacione e ndihma të tilla.