Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati me ministrin në detyrë Lumir Abdixhiku nënshkruajnë vazhdimin e projektit “Rregullimi i shtratit dhe zonave të degraduara të lumit Desivojcë-Shipashnicë”.
Kryetari, Qëndron Kastrati së bashku me ministrin në detyrë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes së projektit “Rregullimi i shtratit dhe zonave të degraduara të lumit Desivojcë -Shipashnicë”.
Kastrati u shpreh i lumtur për nënshkrimin e vazhdimit të këtij projekti. Sipas tij, po vazhdojnë punët në Komunën e Kamenicës.
“Me ministrin në detyrë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, nënshkruam marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes së projektit “Rregullimi i shtratit dhe zonave të degraduara të lumit Desivojcë -Shipashnicë”, i cili ka vlerën prej 531 mijë eurosh. Urime për të gjithë”, ka thënë ai.