Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryeshefen ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Kalanderi, dhe kryeshefen ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se përmes kësaj marrëveshje do t’iu ofrohet qytetarëve qasje në drejtësi.
“Qëllimi ynë është t’iu shërbejmë qytetarëve tanë sa më mirë duke përfshirë sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre, dhe qasjen në drejtësi”, është shprehur ai.
Ndërsa nëpërmjet kësaj marrëveshje Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do t’iu shërbej qytetarëve të Kamenicës të cilëve ju kanë cenuar të drejtat por nuk kanë mundësi ekonomike të kërkojnë përgjegjësi për këto shkelje.
Po ashtu qëllim i Agjencisë për Barazi Gjinore të Republikës së Kosovës është të siguroj mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave të Kosovës, si dhe të krijoj parakushtet për barazi gjinore.
Ndryshe kjo iniciativë është ndërmjetësuar nga Fondacioni Jahjaga dhe GIZ Kosova. /2LONLINE.com/