Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore Fan.S.Noli, sot mbjellën disa drunj dekorativ në kuadër të fushatës “Mbjelle një pemë”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është vetdijësimi i qytetarëve për rënëdësinë e gjerlbërimit të vendit.
Kreu i Komunës tha se së bashku duhet të përkujdesemi për natyrën.
“ Në shkollën fillore Fan.S.Noli në Kamenicë, mbollëm 20 drunjë dekorativ bashkë me nxënësit, duke i inkurajuar ata të angazhohen për ruajtjen e ambientit dhe gjelbërimit në vend”, tha kryetari Kastrati.
Në kuadër të kësaj fushate, Kastrati ka qenë i nominuar nga këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, kurse nominoi edhe bizneset e Kamenicës dhe disa të tjerë.