Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në “Ditën e Veteranit” ka kujtuar të gjithë luftëtarët për sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
I pari i komunës ka thënë se është krenar me kontributin e secilit ushtarë të UÇK-së.
“Sot, në “Ditën e Veteranit”, kujtojmë të gjithë luftëtarët që ranë në altarin e lirisë, dhe nderojmë të gjithë veteranët për sakrificën e kontributin që kanë dhënë për lirinë e vendit. Kjo ditë, na e rikujton rezistencën e familjes Jashari, në betejën e parë të kësaj familje me forcat serbe ne Prekaz. Krenarë me kontributin e secilit ushtarë të UÇK-së, në luftën për liri e pavarësi. Të gjithë veteranëve të UÇK-së, urime Dita e Veteranit!”, është shprehur ai. /2LONLINE.com/