Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, njëherësh nënkryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), Qëndron Kastrati ia ka dërguar letrën e dorëheqjes ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcit, kjo pas, siç tha ai, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar që ka shkelur 3 prej dokumenteve kyçe që ruajnë demokracinë në Kosovë; Kushtetutën, Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Postimi i plotë:
Sot, ministres Nagavci ia dorëzuam letrën e dorëheqjes së cilës i mungon veç nënshkrimi i saj.
Në përvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ka shkelur 3 prej dokumenteve kyçe që ruajnë demokracinë në Kosovë; Kushtetutën, Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Veprimi i saj ndërhyrës ka shtrembëruar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe ka dëmtuar potencialin jashtëzakonisht të dobishëm të reformës në arsim. Për veprimet e saja, Ministrja Nagavci duhet të jep dorëheqje të menjëhershme. /2LONLINE/