Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme, Brikena Ramabaja, dhe Udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, Hysen Jerliu, kanë pritur në takim ekipën e LMT-së së KFOR-it.
I pari i komunës ka thënë se KFOR-i po vazhdon ta mbështes Komunën e Kamenicës në mënyra të ndryshme dhe se është mirënjohës për këtë.
“KFOR-i po vazhdon të mbështesë komunitetin tonë në mënyra të ndryshme. Në takimin e rregullt që kishim me ekipën e LMT-së, diskutuam për përmirësimin e infrastrukturës pas vërshimeve të fundit, për ndihmën nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për procesin zgjedhor, si dhe tema të tjera që lidhen me mirëqenien e qytetarëve tanë. Përherë mirënjohës për miqtë tanë dhe mbështetjen e tyre ndaj komunës tone”, ka thënë Kastrati.
Njëherësh edhe përfaqësuesit e ekipës së LMT-së u shprehën të lumtur për bashkëpunimin që Komuna e Kamenicës ka me KFOR-in. /2LONLINE.com/