Mbrëmë policia ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës. Përveç arrestimeve që janë bërë ka filluar edhe rrënimi i kazinove.
Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës ka publikuar në profilin e tij në facebook, një video të rrënimeve të kazinove.
“Ora 03:00 e mesnatës. Komuna, në bashkërendim me institucionet e sigurisë, po vazhdon me rrënimin e të gjitha objekteve që kanë qenë të destinuara si kazino”, ka shkruar Kastrati.
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/videos/699153817623668