Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është shprehur jashtëzakonisht i lumtur që nisma e tij për reformë në arsim në Kamenicë, po gjen përkrahje sepse është e drejtë.
“Nga sot ajo do të shërbejë për orientimin e politikave arsimore në nivel vendi”, thotë Kastrati.
Sipas tij vendimi për riorganizim të shkollave, është bërë vetëm për një qëllim – Për të mirën e nxënësve, dhe tani kjo po përkthehet në sukses jo vetëm për nxënësit e Kamenicës, por edhe gjithë Kosovës.
“Sot e tutje, bashkarisht me MASHTI-n, do vazhdojmë për avancimin e reformës në arsim duke u konsultuar edhe njëherë më qytetarët. U jam mirënjohës MASHT-it për angazhimin e tyre që nga fillimi i mandatit pë këtë çështje dhe për vullnetin që kanë treguar që reformat e tilla të bëhen në nivel të Kosovës”, ka thënë Kastrati.
Ai po ashtu ka përmendur disa nga punët e mira që do të bëhen për komunën e Kamenicës si :
Shkolla Fan S.Noli do të rindërtohet
Investime në laboratorë, kabinete
Dollapë personale për secilin nxënës
Hapja e dy çerdheve pas ridestinimit të objekteve
“Faza e parë e riorganizimit të shkollave do të implementohet në tërësi, ndërsa faza e dytë shtyhet për një fazë të dytë të afërt”, ka thënë kreu i Komunës së kamenicës, Qëndron Kastrati.