Në Komunën e Kamenicës deri më sot janë vaksinuar rreth 26% e banorëve me vaksinën kundër COVID-19. Ky vaksinim është duke vazhduar çdo ditë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.
Nga 26% e banorëve të vaksinuar, 15% kanë marrë dozën e parë ndërsa 11% kanë marrë të dy dozat.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se vaksinimi është shumë me rëndësi, prandaj të gjithë duhet të aplikojnë për ta marrë atë.
“Vaksinimi kundër COVID-19 deri më tani në komunën tonë, përfshinë rreth 26% të banorëve. 15% e kanë marrë dozën e parë, dhe 11% të dy dozat. Vaksinimi është tejet me rëndësi, prandaj ju inkurajoj të gjithëve të regjistroheni dhe të aplikoni për marrjen e saj! Shëndet të gjithëve!”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/